Ari Han i shqetësuar, një javë para ndeshjes, në Tiranë. Dëmtime dhe rezerva, bilanc alarmant i kuqezinjve “Për Shqipërinë fitoret nuk janë asnjëherë të lehta, prandaj kundër Maltës duhet të bëjmë maksimumin, nëse duam tre pikët”. Fjala e kapitenit Altin Lala. Ai, më mirë se kushdo tjetër, e ka të qartë se edhe skuadrat e vogla janë problem për kuqezinjtë. Malta, kundërshtari i radhës i përfaqësueses tonë, cilësohet si rivali më i dobët (të paktën në letër), por edhe skuadra shqiptare nuk është në formën e saj më të mirë, përkundrazi, pjesa dërrmuese e lojtarëve janë jashtë formës së tyre. “Kemi edhe një muaj e gjysmë kohë para ndeshjes me Maltën dhe jam i bindur se deri atëherë të gjithë lojtarët do të jenë në formë të mirë”, deklaroi me doza optimizmi Ari Han gjatë vizitës së fundit të tij në Tiranë pak ditë para se të mbyllej viti 2008. Në fakt, gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç shpresonte tekniku dhe tifozët e Kombëtares. Një pjesë e lojtarëve kyç vijnë pas dëmtimeve, ndërsa disa prej tyre, po kaq të rëndësishëm në organikën e kuqezinjve, gjatë fazës së parë nuk kanë lënë thuajse asnjë gjurmë. Padyshim në qendër të vëmendjes mbetet reparti i sulmit. Për Bogdanin, Kapllanin, Salihin dhe Berishën, faza e parë nuk ka qenë aspak pozitive, ndonëse midis tyre ka nga ata që e kanë nisur mirë sezonin (Hamdi Salihi dhe Arjan Beqaj), por më pas janë ndalur për shkak të problemeve fizike. ...
TRACKBACK URL: http://www.publiku.com/trackback/46619
|